10 Avantazhet e të Mësuarit Online
10 Avantazhet e të Mësuarit Online
Fatmirësisht, teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si mësojmë. Të largëta janë ditët kur i kalonit pasditet ose orën e drekës ulur me një grup të panjohurish në një qëndër kursi. Me rritjen e popullaritetit të klasave online duke përdorur teknologjinë, klasave tradicionale po i humbet rëndësia.
Jeta e përditshme është plot me detyrime, shkolla, puna, fëmijët, familja. Keni nevojë te praktikoni nje gjuhë te huaj apo nje lëndë tjetër, por kur?! Me Sapientify mund të keni orën tuaj të mesimit kudo nga telefoni, tableti apo kompjuteri. Ne shtëpi, me pushime apo në një kafene me shoqërinë, mjafton të hapni telefonin apo tabletin tuaj dhe ja, mësuesin e keni “përpara jush”!
Ja cilat janë edhe disa benefite të tjera të mësuarit online:
- Kurseni kohë sepse nuk keni nevojë të shkoni në një qëndër kursi.
- Kurseni para sepse nuk keni nevojë të paguani për transport.
- Mund të zgjidhni se ku doni ta zhvilloni orën mësimore: në shtëpi, në punë ose kafene.
- Mund të zgjidhni kohën kur doni të keni mësim.
- Nuk duhet të paguani për materiale të tilla si libra ose CD.
- Interneti është një burim fantastik dhe mësuesi juaj mund të gjejë materiale (video, audio, imazhe, shembuj, përkufizime, ushtrime, etj) vetëm duke klikuar një buton në kompjuterin e tij.
- Mund ta regjistroni mësimin si një skedar audio (MP3) dhe ta dëgjoni atë përsëri dhe përsëri.
- Mund t'i përdorni dokumentet e Google si një tabelë interaktive. Gjëja më e mirë është që ju mund të ruani shënimet tuaja dhe t'i mbani ato si një dokument dixhital.
- Ju dhe mësuesi juaj mund të lexoni dhe shkruani në të njëjtën kohë. Bashkëpunimi i menjëhershëm është mënyra më e shpejtë për të mësuar.
- Ju mund të zgjidhni atë që dëshironi të studioni, sepse mësuesi është i përqëndruar në nevojat tuaja individuale.
- E vetmja gjë që ju duhet është kompjuteri/tableti dhe internet.