5 Përfitime të Mrekullueshme të Mësimdhënies së Gjuhëve të Huaja :

sapientify s. · 12/October/2018

5 Përfitime të Mrekullueshme të Mësimdhënies së Gjuhëve të Huaja :

Edhe pse me përhapjen masive të tij, interneti është akoma një mister i fshehur. Kur u thoni njerëzve që ju jepni mësim gjuhë të huaj në internet, mund të vendoseni disi në siklet nga shikimet e tyre të dyshimta. Edhe pse në të vërtetë, njerëzit nuk e kanë problem të përdorin internetin për të menaxhuar postën elektronike, për të bërë blerjet, për argëtim, për lajme dhe për transaksione bankare, por kur vjen puna te mësimdhënia online janë dyshyes.  

Është e vërtetë që mësimi i gjuhës së huaj në internet vjen me grupin e vet të sfidave, por ajo gjithashtu hap derën për mundësi te panumërta përvec sigurimit të të ardhurave të qëndrueshme.

     1. Kontrolli mbi orarin tuaj të punës


Jeni student dhe punoni me kohë të plotë ose të pjesshme si mësues apo cfarëdolloj profesioni tjetër, mësimdhënia e gjuhës së huaj online është një mundësi e mirë për cdokënd që kërkon një punë duke i vendosur vetë orët në të cilat dëshironi të jepni mësim.

Mësimdhënia e gjuhës së huaj online është një mundësi e shkëlqyer për mësuesit e certifikuar që punojnë me orar të plotë. Në këtë mënyrë mund të jepni mësim në orët që dëshironi, duke mos rrezikuar punën që keni aktualisht  dhe mësimdhënien online.

Edhe nëse nuk jeni duke punuar me orar të plotë, ju mund të vendosni dhe të organizoni mësimdhënien online sipas nevojave tuaja personale.



2. Ju mund të punoni nga shtëpia (ose kudo tjetër) 



Të gjithë kanë faktorë të ndryshëm motivues për mësimdhënien e gjuhës së huaj në internet, por një nga gjërat më të mëdha është liria e ofruar.

Mund të bëhet mësim nga pothuajse kudo dhe në cdo kohë. Dhe nuk jeni domosdoshmërisht i lidhur me shtëpinë apo zyrën tuaj, por nga kudo ku mund të siguroni një lidhje interneti.

Mësimdhënia online e gjuhës së huaj është gjithashtu ideale edhe për kërkuesit e aventurave që kërkojnë të udhëtojnë ndërkohë që fitojnë edhe para. Ju mund të përjetoni aventura dhe të jetoni në sa më shumë vende të ndryshme që dëshironi, pa patur frikën e kursimeve tuaja.



3. Ju fitoni përvojë të vlefshme në mësimdhënien e gjuhës së huaj online


Mësimdhënia e studentëve në gjuhë të huaj në internet mund të jetë mundësia e artë për ju. Mësimi në internet është shumë ndryshe nga mësimi në klasat tradicionale dhe do t’ju ndihmojë të zhvilloni aftësi të tjera komunikative. Kjo lloj eksperience do t’ju mundësojë të fitoni aftësi të vlefshme, përvojë dhe besim, te cilat do t’ju ndihmojnë shumë në një të ardhme nëse vendosni të punësoheni në mësimdhënien e gjuhës së huaj online edhe për studentët që ndodhen në shtete të ndryshme.



4. Ju mund të punoni edhe me pizhama



Të paktën nga mesi e poshtë. Kushdo do ta thoshte me entuziazëm mundësinë që ka për mësimdhënien e gjuhës së huaj online, ku mund të rrijë i veshur me pizhama dhe shtrirë.



5. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, është e lehtë të fillosh 


 

Sapientify ju ofron mundësinë e trajnimit për t’ju ndihmuar të përgatiteni në mësimdhënien online dhe në përdorimin e platformës. Ju mjaftoni të keni dëshirën për të ndarë pasionin tuaj për mësimin me një grup më të gjërë studentësh potencialë, pasi mësimi në internet e bën më të lehtë regjistrimin në një kurs në bazë të nevojave që cdokush ka.