3 Këshilla për Mësuesit e Rinj në Internet

sapientify s. · 15/November/2018

3 Këshilla për Mësuesit e Rinj në Internet

Mësimdhënia online ka hapur dyert për qindra mësues dhe studentë nga e gjithë bota. Industria online po lulëzon në vendin tonë, duke krijuar një kërkesë në rritje për mësuesit e apasionuar dhe progresivë. Ka tashmë qindra platorma ndërkombëtare te mësimdhënies online që ofrojnë kurrikula të ndryshme për një gamë të gjerë studentësh, nga fëmijët e vegjël tek të rriturit. Plaformat online të mësimdhënies i kanë bërë gjërat më të lehta, duke bërë bashkë studentët e interesuar me mësuesit e apasionuar. Janë plaforma të thjeshta , por efektive, ku mësuesit mund të krijojnë profilin e tyre të plotë me një orar të personalizuar dhe një intervistë të vetë-regjistruar. Ne kemi sjellë për ju 3 këshillat më të mira që do t’ju ndihmojnë të filloni mësimin në internet.

 

1.   Pajisjet e mira

Para se të filloni të jepni mësim në internet ju duhet të siguroheni që të keni pajisjet e duhura. Ju dëshironi që përvoja e mësimit online të jetë po aq e mirë sa do të ishte në një klasë. Kjo është edhe më e rëndësishme për studentët e gjuhës, pasi pjesa më e madhe e mësimit do të jetë dëgjimi dhe e folura. Imagjinoni sikur po mundoheshit të mësonit një gjuhë online dhe zëri i mësuesit tuaj vazhdon të ndërpritet nga një lidhje jo e mirë ose mbytet nga një palë kufje të vjetra. Tre gjëra kryesore ju nevojiten që të filloni: një webcam, një kufje dhe një lidhje e mirë interneti. Pajisjet me cilësi të mirë do të ofrojnë mësime më produktive që do t’ju ndihmojnë për të frymëzuar studentët tuaj dhe nga ana tjetër do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të vlerësuar si mësues.

 

 

2.   Burime të mira

Shumica e shkollave online do t'ju ofrojnë burimet, programet dhe planet e mësimit. Nga ana tjetër, mund të doni një kontroll më të madh në atë që po jepni mësim. Një ide e mirë është të gjejmë një ekuilibër mes të dyjave. Ju normalisht nuk duhet të largoheni nga planet e mësimit të programuar ose kurset që studentët kanë nënshkruar, por mos kini frikë të gjeni burime arsimore shtesë për ta përfshirë së bashku me të. Gjëja më e rëndësishme është njohja e studentëve tuaj dhe përshtatja e mësimeve në një mënyrë që të jetë përfshirëse dhe produktive për ta. Interneti me të vërtetë ka një sasi të pafundme burimesh, ka qindra faqe interneti dhe blogje të dedikuara për këshilla në mësimdhënie.

 

3.   Njihni studentin tuaj

Secili student është i ndryshëm, ata do të kenë pasur përvojat e tyre me perspektivën e tyre unike për jetën. Kjo do të ndikojë në mënyrën se si ata mësojnë dhe mendojnë, çfarë mund të funksionojë për një student nuk mund të funksionojë për një tjetër. Është e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje studentit tuaj dhe mënyrën se si reagojnë ndaj aspekteve të kursit tuaj, të njihen me atë që i tërheq vëmendjen. Mund të jetë akoma më sfiduese për të ruajtur vëmendjen e studentëve në një mjedis online. Duke njohur studentin tuaj ju mund të krijoni një marrëdhënie produktive dhe profesionale, e cila do të zhvillojë respekt të ndërsjellë si dhe mësime produktive!