Pjesëmarrja në Eventin StartUp3 “The Steps for Creating a Sucessful Business”
Pjesëmarrja në Eventin StartUp3 “The Steps for Creating a Sucessful Business”
StartUp3 “The Steps for Creating a Sucessful Business” është eventi për të shpalosur ide, projekte reale nga të rinj që zotërojne vision dhe kreativitet. Ishte një event trajnimi dhe edukimi, ku të gjithë patëm mundësi të shpalosnim idetë dhe përvojat tona në projekte konkrete si edhe mundësitë që u ofruan nga sipërmarrësit.
Pjesë e këtij konkursi të rëndësishëm ishim edhe ne, ku patëm mundësi të paraqitnim platformën tonë të mësimdhënies online. Ishte shumë ekzaltuese të shpalosje këtë projekt inovativ përballë një jurie, sipërmarrës të suksesshëm dhe 60 konkurrentëve pjesëmarrës. Por më ekzaltuese ishte ideja e të qenurit fitues i konkursit. Dhe falë profesionalizmit që treguam në prezantimin e këtij projekti konkret, jo thjesht të një ideje inovative, e cila u ndoq me mjaft interes nga të gjithë pjesëmarrësit, arritëm të ishim fitues. Sapientify zgjidh problematika që prekin një numër të madh personash, në lidhje me fushën e edukimit, prandaj besojmë se do të ketë sukses dhe me profesionalizëm arritëm të bindnim edhe jurinë. Aktualisht kemi mësues të vetë-punësuar në platformë dhe trajnimet për të rekrutuar të tjerë vazhdojnë.
Për të gjithë ju të cilët e doni mësimdhënien, Mundësia juaj është Tani!
Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Ju mjafton vetëm një telefon/kompjuter me internet dhe mund ta ndiqni kursin live kudo që të jeni, njësoj sikur ta kishit mesuesin përballë.
Rezervoni seancën provë dhe perfeksiononi njohuritë tuaja me metodën më inovative të gjuhëve të huaja!
Na ndiqni në rrejtet tona sociale për çdo të re!




