Cfarë janë fjalët e gjata dhe pse duhet t’i mësoni ato!

sapientify s. · 28/November/2018

Cfarë janë fjalët e gjata dhe pse duhet t’i mësoni ato!

Ndarja e fjalëve në pjesë përbërëse

 

Fjalët e gjata të një gjuhe të huaj mund të duken të ndërlikuara për t’u mësuar, por mjafton të mbani mend se, zbërthimi i një fjale të gjatë në pjesët përbërëse të saj do ta bëjë këtë fjalë më të lehtë për ta mësuar. Elementët kryesorë përbërës të një fjale janë: rrënja, parashtesa dhe prapashtesa.

Rrënja: është elementi bazë i një fjale

Parashtesa: është elementi i bashkangjitur në fillim/para rrënjës, që ndryshon kuptimin e saj.

Prapashtesa: është elementi i bashkangjitur në fund/pas rrënjës, që ndryshon kuptimin e saj.



Pse duhet t’i mësoni fjalët e gjata të një gjuhe të huaj?

 

-        Komunikimi në mënyrë sa më efektive

Të mësoni fjalët e gjata të një gjuhe të huaj do t'ju ndihmojnë të zgjeroni fjalorin. Megjithëse disa nga këto fjalë janë shumë të rralla në përdorim, të tjerat janë vërtetë të dobishme. Njohja e fjalëve të gjata dhe të veçanta do t'ju lejojë të shprehni ide më komplekse dhe më të sakta.

-        Kuptoni më shumë fjalë, më lehtë

Ndërsa ndani fjalët në pjesë përbërëse, do të filloni të njihni elementët e përbashkët që gjenden në fjalë të ndryshme. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni më shumë fjalë pa bërë asnjë studim shtesë të fjalorit.

-        Të mësuarit më tepër rreth origjinës së fjalëve

Shumë fjalë e kanë origjinën nga gjuhë të ndryshme si; greqishtja, latinishtja, frengjishtja, etj. Duke e kuptuar këtë, gjuha e huaj do duket më pak e cuditshme ose “e huaj”. Kjo ju ndihmon të mësoni më tepër edhe rreth historinë e zhvillimit të gjuhës.

-        Fitoni praktikë në gjuhën e shkruar dhe të folur

Cdo here që studioni një gjuhë të huaj përmirëson rrjedhshmërinë e të folurës. Ndërsa praktikoni zbërthimin e fjalëve të gjata, do të fitoni më tepër përvojë në komunikimin verbal dhe të shkruar të asaj gjuhe.

Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Ju mjafton vetëm një telefon/kompjuter me internet dhe mund ta ndiqni kursin live kudo që të jeni, njësoj sikur ta kishit mesuesin përballë.

Rezervoni seancën provë dhe perfeksiononi njohuritë tuaja me metodën më inovative të gjuhëve të huaja!

Na ndiqni në rrejtet tona sociale për çdo të re!

kurse anglisht kurse gjermanisht kurse anglisht online kurse gjermanisht online anglisht shqip