Disa mënyra se si t’i memorizojmë fjalët e gjata të një gjuhe të huaj
Disa mënyra se si t’i memorizojmë fjalët e gjata të një gjuhe të huaj
Duke i vendosur këto fjalë në flashcards
Kjo mund të duket një metodë e vjetër, por flashcards janë një mënyrë e pësosur për të studiuar dhe për të mësuar përmëndësh fjalët e gjata dhe pjesët e tyre. Ju mund edhe të shkarkoni nje App në mënyrë të tillë që t’i keni gjithmonë me vete flashcards-at tuaj kudo që shkoni.
- Krijoni një fjalor tuajin vetëm me fjalët e gjata
Krijimi i një fjalori është një mënyrë e lehtë për të mësuar shpejt dhe pa vështirësi fjalët e gjata. Këto fjalë ju mund t’i hasni duke parë një trailer filmi, një video apo dhe gjatë një ore mësimi, mjafton t’i shënoni në fjalor. Kjo është mënyrë fantastike e të mësuarit, por pa e ndjerë sikur po studion.
- Mos u dorëzoni
Po është e vërtetë që fjalët e gjata të një gjuhe të huaj mund të duken të vështira, por duhet të përpiqeni të jeni të duruar. Të mësuarit e fjalëve të gjata kërkon kohë dhe sigurisht që nuk mund të zotërohen brënda një nate, por kini durim dhe mësojini ngadalë.
- Argëtimi
Më e rëndësishmja është që të argëtohesh ndërkohë që i mëson këto fjalë. I praktikoni ato në situate gazmore dhe të reale. Nëse këto fjalë përdoren në raste të tilla, janë edhe më të lehta për t’u memorizuar.
Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Ju mjafton vetëm një telefon/kompjuter me internet dhe mund ta ndiqni kursin live kudo që të jeni, njësoj sikur ta kishit mesuesin përballë.
Rezervoni seancën provë dhe perfeksiononi njohuritë tuaja me metodën më inovative të gjuhëve të huaja!
Na ndiqni në rrejtet tona sociale për çdo të re!




