6 Aplikacionet më të Mira për Gjuhët e Huaja!
6 Aplikacionet më të Mira për Gjuhët e Huaja!
Në ditët e sotme aplikacionet e bejnë të mësuarit e një gjuhe të huaj shumë më të lehtë. Ato janë krijuar për të tërhequr vëmendjen tuaj, me foto shumëngjyrëshe, këngë argëtuese dhe lojra. Sapientify ka pregatitur listën e aplikacioneve që mund t'i përdorni për të mësuar mbi një temë të caktuar, ose thjesht për t'u njohur me bazat e gjuhës së huaj. Të dyja versionet, si Android dhe IOS janë të disponueshme në App Store dhe Playstore.
Këto janë 8 aplikacionet kryesore:
1- FluentU

FluentU do t’ju ndihmojë të zotëroni gramatikën e gjuhës angleze, pa e ndjerë që po studioni.
Qasja inovative e këtij aplikacioni ju tregon video autentike angleze, si: trailer filmi, video muzikore, fjalime frymëzuese dhe të tjera. Për fillestarët, cdo video vjen me titra interaktive. Mund të klikoni mbi cdo fjalë që nuk njihni dhe FluentU do ta ndërpresë videon për t’ju treguar një përkufizim dhe jep informacione gramatikore. Kështu gramatika bëhet më e natyrshme ndërkohë që vazhdoni të shihni dhe klikoni përmes titrave. Mund ta shkarkoni aplikacionin FluentU për android, iOS ose kompjuterin tuaj.
2- Duolingo

Duolingo është një nga aplikacionet më të njohura për mësimin e gjuhës së huaj. Fjalët e reja do t’i mësoni duke parë fotografi, me ushtrime interaktive dhe mundësinë ta përdorni offline. Për më tepër, aplikacioni ju mban të motivuar pasi memorizon nivelin tuaj dhe ju jep munësinë të zgjidhni nga larmishmëria e aktiviteteve që ofron për të avancuar në një nivel më lart. Duolingo ka edhe grupet e veta të anëtarëve, njësoj si Facebook, kështu që ju nuk do ndjeheni vetëm në rrugëtimin tuaj për të mesuar gjuhën!
3- Grammarly
Grammarly Keyboard është një aplikacion që ju ndihmon në gramatikë gjatë kohës që jeni duke shkruar. Nëse puna juaj përfshin shumë të shkruarin, aplikacioni ndihmon me korrigjime gramatikore. Ky aplikacion do t’ju ndihmojë të shkruani saktë, por gjithashtu të kuptoni gabimet tuaja dhe të siguroheni që t’i shmangni ato në të ardhmen.
4- Memrise

Memrise është një aplikacion i ndërtuar si një video-lojë. Ai është i mbushur me lojëra zbavitëse për të mësuar fjalë dhe fraza të rëndësishme. Ka një qasje indirekte me gramatikën, sepse në vend të të mësuarit me rregulla, ju do të jeni në gjendje ta përvetësoni atë gjatë kohës që përparoni në studimin tuaj. Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë zbavitëse dhe efektive për të mësuar, Memrise do të jetë një eksperiencë e paharrueshme.
5- Mondly

Mondly është një aplikacion unik që përqendrohet në të gjitha aspektet e mësimit të gjuhës duke përfshirë gramatikën, të folurën, shkrimin, dëgjimin dhe leximin. Ai është i përshtatshëm për të gjitha nivelet dhe nevojat tuaja të të mësuarit. Mondly do t'ju pregatis për trajtimin e situatave reale duke u fokusuar kryesisht në biseda.
6- LearnEnglish Grammar by the British Council

Kur vjen puna për të mësuar gjuhën angleze, British Council është një emër i besueshëm. Ky është një aplikacion i dizenjuar për të përmirësuar gramatikën dhe i përshtatshëm për të githa nivelet. Është i mbushur me aktivitete që do t’ju ndihmojnë të mësoni dhe të memorizoni konceptet kryesore. Në këtë aplikacion ekzistojnë skedarë ne gjuhë të ndryshme dhe mbi të gjitha me mundësinë për të zgjedhur gramatikën në versionin amerikan apo atë anglez.
Sapientify ofron kurse përgatitore
online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues
shqiptar dhe të huaj. Mjafton të kesh
një telefon me internet dhe mund ta bësh kursin live
kudo që ndodhesh jashtë shtetit, njësoj sikur ta kishe mësuesen përballë.
Provo një orë falas dhe mëso nga rehati i
shtëpisë në orarin që ti zgjedh!
Na ndiq në rrjetet tona sociale për
çdo të re!




