Anglishtja për të Rritur
Anglishtja për të Rritur
Njerëzit që marrin mësime pas punës/shkollës marrin më shumë përfitime. Kjo është e vërtetë vecanërisht për të rriturit që punojnë. Për t’u ngritur në detyrë, punonjësit duhet të vazhdojnë të mësojnë aftësi të reja. Gjuha angleze është aftësia më e mirë që çdo punonjës, pothuajse kudo në botë, mund të përvetësoj. Por, sigurisht, mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të mësuar një gjuhë të huaj ndërkohë që punon. Mes familjes dhe gjithë detyrimeve të tjera, si mundet dikush të gjejë kohë për të studiuar anglishten? Mos u shqetësoni, sepse edhe profesionisti më i ngarkuar me punë mund të gjejë kohë për të mësuar gjuhën angleze, me metodën dhe teknikat e duhura.
Pse duhet të mësoni gjuhën angleze?
Anglishtja është një nga gjuhët më të përdorura në botë. Të gjitha profesionet në shtetet anglisht-folëse kërkojnë një nivel relativisht të mire të gjuhës angleze. Kompanitë që punojnë në rang ndërkombëtar shpesh kërkojnë që punonjësit të kenë aftësi të mira në anglisht. Të qenit elokuent në gjuhën angleze i bën shumë më të lehta gjetjet e reja profesionale dhe personale, në të gjithë botën, nëpërmjet internetit.
Shumica e rrjeteve profesionale në mediat sociale (si LinkedIn) zakonisht përdorin gjuhën angleze. Shumica e mediave dhe artikujve shkencorë janë shkruar në gjuhën angleze. Pa marrë parasysh profesionin tuaj, mund të zbuloni trendet më të fundit të fushës tuaj të publikuara në anglisht.
Si të gjeni kohë për të praktikuar anglishten gjatë punës
Mund ta praktikoni anglishten rrugës për në punë. Zgjidhni një podcast në gjuhën angleze, shkarkoni disa episode në telefonin tuaj dhe përdorni kufje për t'i dëgjuar ato gjatë udhëtimit.
Ju mund të praktikoni të dëgjuarit, leximin, të folurit dhe aftësitë e tjera, të gjitha në të njëjtën kohë me burime multimediale. Përdorimi i aplikacioneve te ndryshëm për të menaxhuar kohën dhe të mësuarit- ato që ndodhen në një sistem Android apo iOS si dhe aplikacione me “Flashcards” si Quizet, ju ndihmojnë të fokusoheni dhe të bëheni më efikas për mësimin në gjuhën angleze.
Shikoni për mundësitë praktike në jetën tuaj të përditshme: Duke folur me persona rreth jush në anglisht, bashkëveprimi në internet dhe përdorimi i shprehjeve të aktorëve në flima amerikanë, mund të përmirësojnë aftësitë tuaja në mënyrë të shkëlqyer, pa ju marrë kohë shtesë.
Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Ju mjafton vetëm një telefon/kompjuter me internet dhe mund ta ndiqni kursin live kudo që të jeni, njësoj sikur ta kishit mesuesin përballë.
Rezervoni seancën provë dhe perfeksiononi njohuritë tuaja me metodën më inovative të gjuhëve të huaja!
Na ndiqni në rrejtet tona sociale për çdo të re!




