Shqipja për Fëmijët e Emigrantëve Shqiptarë

sapientify s. · 18/December/2018

Shqipja për Fëmijët e Emigrantëve Shqiptarë

Ne shqiptarët kemi një talent të lindur në mësimin e gjuhëve të huaja, sepse ndoshta kjo na është injektuar si një mënyrë për të reaguar ndaj rregullave të hekurta të censurës, të cilat na ndalonin të ndiqnim televizionet e huaja, të lexonim libra në gjuhë të huaja, të ndiqnim shtypin dhe të gjitha mjetet informuese të huaja, nuk na lejonin të largoheshim nga vendi ynë, mund të pohojmë se:

Me dukurinë e emigracionit në fillim të viteve ’90-të, mundëm t’i jepnim hapësirë, jo vetëm “dëshirës për liri” aq të kërkuar dhe të pritur nga të gjithë, duke kapërcyer ata kufij që na mbanin prej kohësh të izoluar, por edhe ngutjes për të mësur dhe për t’u thelluar në njohjen e gjuhëve të huaja.

Një problem domethënës, me të cilin do të përballeshin fëmijët elindur jashtë Shqipërisë është:  Në cilën gjuhë duhet t’u flasin prindërit atyre?

Sot është një problem shumë i madh, pasi fëmijët shqiptarë  që jetojnë në Diasporë kanë humbur interesin për të mësuar gjuhën shqipe, duke shkaktuar kështu një rrezik për humbjen e lidhjeve me shtetin mëmë. Për shqiptarët emigrantë, me gjithë përpjekjet për ta ruajtuar, shqipja po bëhet sa e largët dhe e huaj për fëmijët. Është normale që duke jetuar në një shoqëri ku flitet një gjuhë tjetër, kuptohet dhe tendenca e kufizimit ose mospërdorimit të shqipes. Fëmijet projektojnë të ardhmen e tyre aty ku rriten. Në shumë vende, intelektualët shqiptarë në emigrim janë organizuar për ngritjen e shoqatave, kurseve dhe shkollave për mësimin e gjuhës, por pa sukses, sespe kërkohet legalizimi në rrugë shtetërore.

Tashmë dicka e re po u vjen në ndihmë. Është një platformë në të cilën jo vetëm mund të mësojnë gjuhë të huaja, por fëmijët emigrantë kanë mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe me mësues shqiptarë. Mundësia për të mësuar gjuhën shqipe me mësues shqiptarë është mundësia më e mirë, duke e shfrytëzuar internetin jo vetëm për argëtim, por ne dobi të së ardhmes së tyre. Si prindërit, por edhe fëmijët mund të përfitojnë orë mësimi nga rehati i shtëpisë qoftë për shqipen apo gjuhë të tjera që ju nevojiten në përditshmëri.

Praktika është mësuesi më i mire, ndaj me të gjithë lirshmërinë që interneti dhe smartfonat na ofrojnë, le ta shndërrojmë platformën në një klasë të madhe ku të gjithë gjejnë shërbimin që i përshtatet dhe i vjen në ndihmë. Ju mirëpresim ????

Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Ju mjafton vetëm një telefon/kompjuter me internet dhe mund ta ndiqni kursin live kudo që të jeni, njësoj sikur ta kishit mesuesin përballë.

Rezervoni seancën provë dhe perfeksiononi njohuritë tuaja me metodën më inovative të gjuhëve të huaja!

Na ndiqni në rrejtet tona sociale për çdo të re!

kurse anglisht kurse gjermanisht kurse anglisht online kurse gjermanisht online anglisht shqip