5 Mënyrat për përmirësimin e theksit tuaj
5 Mënyrat për përmirësimin e theksit tuaj
Dëshironi të jeni një folës amë I një gjuhe të huaj? Atëherë më shumë rëndësi sesa te pasuruarit të fjalorit tuaj me fjalë të ndryshme, ka theksi juaj.
Nëse mendoni se theksi I një gjuhe tjetër është është I ndërlikuar dhe e pamundur, duhet te dini që kjo është një mendim I gabuar. Është e pranueshme se mund te jetë e ndërlikuar por jo e pamundur. Më poshtë do t’ju paraqitim disa këshilla praktike për të përmirësuar theksin tuaj në një gjuhë tjetër, pa marrë parasysh se cilën gjuhë jeni duke mësuar.
1. Mësoni alfabetin fonetik
Njohja me alfabetin fonetik do t’ju ndihmojë të identifikoni tingujt e rinj dhe disa shënjues që do t’ju ndihmojnë të lundroni në gjuhën që po mësoni. Familjarizimi me fenomenët e një gjuhe, ju ndihmon të dalloni tingujt që veshi juaj nuk është mësuar t’I degjojë më përpara. Pasi t’I njihni këto tinguj, do të filloni t’I vini re më shpesh kur dëgjoni apo flisni në gjuhën e re që po mësoni. Duke qënë I vetëdijshëm për tingujt që ekzistojnë në gjuhën që po mësoni, do mësoni si t’I dalloni ata tinguj që duken të ngjashëm dhe do t’ua lehtësojë drejtshkrimin. Kjo mënyrë mund të jetë vecanërisht e dobishme nëse mësoni duke lexuar dhe shkruar.
2. Familjarizimi me gjuhën e folur
Kalimi nga teoria në praktikë. Duke e praktikuar gjuhën e re, bëhet edhe më e lehtë mësimi I asaj gjuhe, por duke u përpjekur të flisni sa më shpesh me folësit amë. Edhe nëse keni vështirësi në shqiptimin e një fjale të caktuar, kërkoni nga njerëzit që t’ua përsëritin dhe të mund a regjistroni derisa të mos jetë më problem për ju.
3. Identifikimi I tingujve të ngjashëm
Me anë të praktikimit të gjuhës do të vini re tingujt e përbashkët me gjuhën amtare (edhe pse janë të shkruar ndryshe). Me ngjashmëritë e identifikuara, mund të përqëndroheni në tek ata tinguj që nuk ekzistojnë në gjuhën tuaj amtare. E vetmja gjë që duhet të shmanget është krahasimi I tingujve të panjohur me ata që janë identifikuar si të ngjashëm, sepse shqiptimi I këtyre tingujve do bëhet edhe më I vështirë.
4. Dëgjoni, Dëgjoni, Dëgjoni!
Sic edhe dihet internet ju jep akses në shumë material audio që mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni shqiptimin e gjuhës së huaj. Dëgjoni sa më shumë dhe sa më rregullisht të jetë e mundur. Në vend që të fokusoheni me gramatikën e fjalorin, kushtojini më shumë kohë pjesës fonetike e komunikimit. Dëgjoni këngë të shkurtra audio dhe përqëndrohuni te ritmi dhe intonacioni, dhe të kuptoni se cfarë I jep fjalisë rrjedhshmërinë e saj. Nëse e keni të vështirë, ngadalësoni shpejtësinë e videove ose audios për të identifikuar dhe ndarë cdo rrokje.
5. Praktikimi I theksit të përmirëson
Praktikimi I theksit tuaj kërkon aftësi dhe durim, prandaj mos u demotivoni nëse nuk e arrini menjëherë këtë gjë. Për rezultate maksimale dhe të shpejta, praktikimi duhet të jetë sa më I shpeshtë. Shqiptimet mund të jenë të ndërlikuara, por mos e humbni kurajën. Sa më shumë të flisni dhe sa më shumë e përvetësoni, aq më natyral do bëhet theksi juaj.
Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Ju mjafton vetëm një telefon/kompjuter me internet dhe mund ta ndiqni kursin live kudo që të jeni, njësoj sikur ta kishit mesuesin përballë.
Rezervoni seancën provë dhe perfeksiononi njohuritë tuaja me metodën më inovative të gjuhëve të huaja!
Na ndiqni në rrejtet tona sociale për çdo të re!




