Pse duhet të keni një plan studimi në anglisht?
Pse duhet të keni një plan studimi në anglisht?
Planifikimi I bën gjërat të shkojnë mbarë, nga perditshmëria deri tek gjërat më të komplikuara. Planet na ndihmojnë të përgatitemi për problem dhe të qëndrojmë në rrugën e duhur drejt qëllimeve tona. Pra, duhet patjetër të keni një plan të fortë edhe nëse jeni duke mësuar gjuhën Angleze. Një plan studimi për të mësuar anglishten, do t’ju bëjë që t’ia arrini qëllimit tuaj më shpejtë.
Një plan studimi e bën mësimin e gjuhës angleze më të mirë-menaxhueshme. Kjo gjë do iu bëjë të dilni nga rutina për të mësuar ngadalë e me hapa të vegjël. Kur përqëndrohesh në këto hapa të vogla, të mësuarit nuk të duket process I vështirë. Por një plan studimi ndihmon për të matur progresin tuaj. Krahasimi I procesit të mësuarit që bëni gjatë javëve do t’ju tregojë se si po përmirësoheni dhe të kuptoni se cfarë keni nevojë për të ndryshuar. Kjo gjë e bën mësimin më efektiv. Plani juaj I studimit do t’ju detyrojë të vendosni qëllime. Qëllimet ju japin ide të qarta se nga ku do të filloni dhe si të ecni përpara.
Ndërtimi I planit tuaj të studimit do të thotë që ju mund të mësoni me një shpejtësi që ju përshtatet. Plani juaj do ta kthejë anglishten në një rutinë të lehtë. Ju mund të mësoni atëherë kur e shihni të arsyeshme për t’u përshtatur me studimin, pa marrë parasysh se sa I zënë jeni. Pjesa më e bukur është që planet e studimit janë motivues! Ju motivojnë drejt qëllimeve tuaja e ju jep nxitjen që ju nevojitet për t’I qëndruar mësimit, edhe kur fillon të bëhet I vështirë.
Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Ju mjafton vetëm një telefon/kompjuter me internet dhe mund ta ndiqni kursin live kudo që të jeni, njësoj sikur ta kishit mesuesin përballë.
Rezervoni seancën provë dhe perfeksiononi njohuritë tuaja me metodën më inovative të gjuhëve të huaja!
Na ndiqni në rrejtet tona sociale për çdo të re!




