5 Mënyra për të Përmirësuar Anglishten e Folur

sapientify s. · 03/January/2019

5 Mënyra për të Përmirësuar Anglishten e Folur

Në praktikën e anglishtes së folur, studentëve iu kërkua se cila ishte sfida më e madhe për përmirësimin e gjuhës angleze. Sfida më e madhe për ta është se nuk mund të flasin anglisht natyrshëm.  Shumica e studentëve të gjuhës angleze gjithashtu mendojnë në gjuhën e tyre amtare dhe më pas përkthejnë duke rezultuar në një të folur të ngadaltë dhe aspak të rrjedhshme. Ata mund të lexojnë dhe shkruajnë mjaft mirë, por luftojnë kur bëhet fjalë për të folurën.

Kjo është sfidë universale për shumicën e studentëve  të gjuhës angleze. Duke folur një anglishte të rrjedhshme, të natyrshme dhe me besim, kërkon një mësim intensiv. Më poshtë do ju paraqesim disa strategji kyce për të përmirësuar anglishten e folur në mënyrë të natyrshme.

 

1.   Përmirësimi I anglishtes së folur në mënyrë të natyshme është 90% praktikë

Përmirësimi I anglishtes së folur është një përpjekje që kërkon shumë kujtesë dhe është e pamundur të jesh vërtetë I rrjedhshëm në të folur pa e praktikuar me folësit amë. Ju mund të kaloni orë të tëra duke mësuar fonetikën, por nëse nuk e praktikoni gjuhën angleze me folësit amë, ju nuk do të flisni një anglishte të rrjedhshme.

2.   Praktikoni të folurën me mësues amë

Për të praktikuar anglishten tuaj, gjithmonë zgjidhni një mësues amë. Një mësues amë I anglishtes do të jetë më I shtrenjtë dhe më I vështirë për të punuar me të, por ju do të mësoni theksin dhe shqiptimin e duhur të fjalëve që në fillim. Ka shumë vende për të takuar folësit amë dhe mësuesit e gjuhës amtare, ju vecse duhet të bëni maksimumin në përdorimin e teknologjisë dhe do të përmirësoni anglishten e folur në mënyrë të natyrshme.

3.   Vendoseni gramatikën në plan të dytë

Shumë studentë të anglishtes fillojnë duke studiuar rregullat gramatikore. Por ky është një gabim I madh.

 Nëse keni për qëllim të mësoni një anglishte të natyshme, mos filloni me gramatikën. Kjo do të ngadalësojë të folurën tuaj dhe nuk do të jeni një folës I sigurt sepse keni frikë të bëni gabime në gramatikë. Në përgjithësi, ju do të flisni anglisht në mënyrë të panatyrshme dhe qesharake. Mënyra më e mirë për të mësuar cdo gjuhë është të harroni rregullat dhe të filloni të flisni fillimisht. Ende nuk jeni të bindur? Provoni një leksion me mesues të gjuhës angleze.

4.   Nuk mund të mësoni të flisni anglisht sikurse po mësoni lëndë të tjera

Procesi I të mësuarit të gjuhës së folur ka të bëjë me kuptimin e rrjedhjes së gjuhës. Ka shumë elememtë në gjuhën angleze që e bëjnë të vështirë të mësohet. Ekzistojnë elemente të shumta të tila si parafjalët, shëmbëlltyrat dhe zhargoni që janë të vështira për t’u mësuar përmëndësh dhe është shumë I ndryshëm nga të mësuarit biologjinë apo historinë. Në këto lëndë, sikurse edhe në anglisht, ju mund të mësoni konceptet dhe të kaloni provimet, por kurrsesi nuk do jeni në gjendje të flisni në mënyrë të rrjedhshme.

Zgjidhja është të mësoni elementë  të ndryshëm cdo ditë. Sot të shikoni një video, nesër të mësoni një këngë në gjuhën angleze, të nesërmen një audiobook për të lexuar në anglisht e kështu me rradhë. Ajo cfarë duhet të bëni, është gjetja e aktiviteteve të ndryshme që do t’ju lejojë të mësoni një anglishte të natyrshme.

5.   Zgjedhja e një balance për të mësuar shqiptimin, fjalorin dhe gramatikën

Anglishtja e folur ka 3 shtylla kryesore. Shqiptimin, fjalorin dhe gramatikën. Ju duhet t’I zhvilloni aftësitë tuaja në të treja këto pjesë. Shumica e studentëve fokusohen më shumë në të mësuarit e fjalorit dhe gramatikës, dhe injorojnë shqiptimin. Por mos harroni, shqiptimi është aspekt shumë I rëndësishëm I anglishtes së folur. Nëse doni të përmirësoni anglishten e folur në mënyrë të natyrshme, duhet të mësoni ta shprehni fjalën në mënyrë të qartë dhe të saktë. 


Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Ju mjafton vetëm një telefon/kompjuter me internet dhe mund ta ndiqni kursin live kudo që të jeni, njësoj sikur ta kishit mesuesin përballë.

Rezervoni seancën provë dhe perfeksiononi njohuritë tuaja me metodën më inovative të gjuhëve të huaja!

Na ndiqni në rrejtet tona sociale për çdo të re!

kurse anglisht kurse gjermanisht kurse anglisht online kurse gjermanisht online anglisht shqip