Pse të Mësuarit të një Gjuhe të Re duhet të jetë Qëllimi Kryesor në fillimin e një Viti të Ri?
Pse të Mësuarit të një Gjuhe të Re duhet të jetë Qëllimi Kryesor në fillimin e një Viti të Ri?
Krishtlindjet erdhën dhe ikën shumë shpejt, pasi festat nuk zgjatin shumë. Tashmë është koha që të shikoni prapa në 2018 dhe të reflektoni mbi gjithcka që keni arritur dhe të mendoni për të ardhmen, për atë cfarë dëshironi të arrini. Doni të humbni peshë dhe të hani shëndetshëm? Të lexoni më shumë libra? Të punoni më shumë për të përmirësuar lumturinë tuaj? Zgjedhjet tuaja janë të shumta por ajo cfarë duhet të bëni është të mësoni një gjuhë të re!
Ju mund të keni menduar për të mësuar një gjuhë të re, por e keni shtyrë gjithmonë duke e lënë në pritje. Mund të jetë e lehtë të vazhdoni të shtyni qëllimin tuaj, por në Sapientify ne mendojmë se të mësuarit një gjuhë të re duhet të jetë në krye të listës të ëllimeve tuaja. Dhe se për një fillim viti sa më të mbarë, është të filloni duke plotësuar qëllimin e të mësuarit një gjuhë të re.
Në një studim të kryer nga Universiteti York i Torontos,u zbulua se të mësuarit të një gjuhe të re ka një efekt të fuqishëm në tru dhe se nuk do të jetë më e nevojshme të shikoni për barna për ta mbajtur trurin tuaj të shëndetshëm. Më poshtë do ju paraqesim edhe disa arsye të tjera që do t’ju motivojnë për të mësuar një gjuhë të re.
Fitoni më shumë para

Natyrisht që jo gjithçka ka të bëjë me paratë dhe ka shumë arsye të tjera për të mësuar një gjuhë përveç se për të fituar më shumë nga ajo. Megjithatë, fakti që mësimi i një gjuhe të dytë të shton një rritje mesatare prej 2% në pagën vjetore, mund të jetë shtytje që ju duhet të mësoni një gjuhë të re. Megjithëse 2% nuk mund të duket shumë, por në planin afatgjatë shton deri në një farë mase. Mbani në mend se gjuha që vendosni të mësoni, ka një ndikim në sa fitoni. Gjermanishtja, për shembull, është më fitimprurës, vjen në një rritje mesatare vjetore prej 3.8%
Ju do të bëheni një udhëtar jo thjesht një turist

Mësimi i nje gjuhe të re është shumë i rëndësishëm kur do iu duhet të udhëtoni sepse kuptoni se cfarë ndodh rreth jush. Duke e ditur gjuhën locale të vendit ku ndodheni, do e shijoni edhe më shumë udhëtimin tuaj. Edhe nëse nuk jeni të rrjedhshëm në të folur, gramatika dhe njohja e fjalorit do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë. Të kesh njohuri më të thellë të gjuhës do t’i lejoni vetes biseda me njerëz që takon, të gjeni miq të rinj por edhe të krijoni lidhje biznesi.
Përmirësimi i produktivitetit dhe lumturisë tuaj

Nëse nuk jeni të motivuar për të mësuar një gjuhë të re bazuar në ndonjërën nga arsyet e përmendura më sipër? Bëjeni sepse do t'ju bëjë një person më të lumtur dhe më produktiv! Mësoni një gjuhë të re që do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet tuaja, të bëni më shumë detyra, kështu ju përmirësoni ndjenjën tuaj të mirëqënies.
Do të jeni një aplikant më i mirë për punë

Aftësia për të kuptuar dhe për të folur një gjuhë të dytë ju jep një gamë shumë më të gjerë të mundësive të punësimit. Kur shfletoni kërkesat për punë, do të shikoni që kërkohet njohuria e një gjuhe të dytë, duke qënë se punëdhënësit duan të kenë punonjës që kuptojnë kultura të tjera.
Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Ju mjafton vetëm një telefon/kompjuter me internet dhe mund ta ndiqni kursin live kudo që të jeni, njësoj sikur ta kishit mesuesin përballë.
Rezervoni seancën provë dhe perfeksiononi njohuritë tuaja me metodën më inovative të gjuhëve të huaja!
Na ndiqni në rrejtet tona sociale për çdo të re!




