3 Marifete për të Mësuar Anglishten pa Gramatikë
3 Marifete për të Mësuar Anglishten pa Gramatikë
A dini të lexoni dhe të shkruani mirë në anglisht- aftësi të cilat i keni mësuar në shkollë ose në kurse private? Madje, i kuptoni shumë mirë të tjerët kur flasin, por nuk mund të komunikoni dot rrjedhshëm me ta?
Më poshtë do t’ju paraqesim disa teknika se si të flisni anglisht rrjedhshëm pa studiuar gramatikë, pa humbur kohë dhe pa e parë këtë si të një punë të mërzitshme. Më e rëndësishmja është që këto teknika janë praktike dhe mund t’i praktikoni pa ndihmën e një mësuesi amerikan apo britanik.
1. Përdorni Audiobooks në vend të teksteve shkollore 
Për të qënë të sinqertë, shumica e teksteve shkollore janë të mërzitshme! Ato janë të dobishme kur jemi duke mësuar historinë ose biologjinë, por jo anglishten. Për më tepër që shumica e teksteve të gjuhës angleze janë të mbushur me dialogje të rreme që nuk ndodhin në jetën reale. Gjithashtu, tekstet janë të mbushura me rregulla gramatikore dhe që të bëjnë të humbasësh vetëbesimin për të folur në anglisht.
Audiobooks janë një nga metodat më të mira, pasi janë të përgatitur nga vetë amerikanët. Ju arrini të dëgjoni shqiptimin e duhur të fjalëve dhe zhargonin e përdorur nga folësit e gjuhës së huaj. Përvec kësaj audiobooks janë një mënyrë e mirë për të pasuruar fjalorin tuaj me fjalë të reja.
2. Pasuroni fjalorit tuaj ngadalë dhe me shprehje/fjali te plota

Po harxhoni shumë kohë për të zgjeruar fjalorin, por fjalët e reja me siguri nuk ju kujtohen kur jeni duke folur?
Kjo është mënyra e të mësuarit në formë pasive; pra, ju mësoni fjalë të ndara (book, invite, share, etj.) por gjatë komunikimit nuk ju vijnë natyrshëm, pasi duhet të lidhen me elementë të tjerë të fjalisë pa u menduar shumë për strukturën. Ajo që këshillohet është pasurimi i fjalorit në mëyrë aktive, me fraza ose fjali të plota. Kështu që herës tjetër që dëgjoni/mësoni një fjalë të re, lidheni gjithmonë me elementët e tjerë, psh. "couch-divan" mbajeni mend në shprehjen "couch potato- një person që qëndron shumë kohë përpara TV."
Pra, si të shtoni fjalorin tuaj aktiv?
Kryesorja është të flisni sa më shumë anglisht. Kjo është mënyra e vetme që truri juaj të memorizojë sa më shumë fjalë dhe ti përdori ato në fjali, në situata të ndryshme. Në të tillë mënyrë do të mësoni shumë shprehje të reja, të cilat nuk mund t’i mësoni nëpërmjet teksteve shkollore.
3. Gjeni një mësues me të cilin të komunikoni vetëm në anglisht

Ju duhet një mësues që ju korrigjon sa herë flisni, apo dikush që ju lejon të flisni pa ndërprerje? Ju duhet një mësues që ju mëson gramatikën dhe fjalorin apo një mësues për të praktikuar anglishten?
Të gjitha këto janë pyetje të rëndësishme që ju vijnë ndër[mend kur kërkoni një mësues/kurs gjuhe të huaj.
Këshilla kryesore është të gjeni një mësues, që përqëndrohet më tepër në anglishten e folur. Një mësues që ndërpret e korrigjon vazhdimisht, nuk do t’ju lëri hapësirë për të folur gjatë orarit të mësimit, për më tepër ju do të humbisni besimin dhe do të keni frikë të flisni më pas. Nëse qellimi juaj është të jeni të saktë në përdorimin e gjuhës angleze, atëherë zgjidhni mësuesin që përqëndrohet tek gramatika. Por, nëse qëllimi juaj është të flisni rrjedhshëm një gjuhë, atëherë duhet të zgjidhni mësuesin që është më tepër si bashkëbisedues i juaji dhe që përqëndrohet në komunikim.
Përfundimi: Nëse zgjidhni mësuesin e duhur, i kurseni vetes shumë kohë, stres dhe para të çuara dëm!
Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Ju mjafton vetëm një telefon/kompjuter me internet dhe mund ta ndiqni kursin live kudo që të jeni, njësoj sikur ta kishit mesuesin përballë.
Rezervoni seancën provë dhe perfeksiononi njohuritë tuaja me metodën më inovative të gjuhëve të huaja!
Na ndiqni në rrejtet tona sociale për çdo të re!




