Sekreti i Gjuhes se Huaj pa Gramatike?

sapientify s. · 09/February/2019

Sekreti i Gjuhes se Huaj pa Gramatike?

Kur gjuhëtarët flasin për përvetësimin e një gjuhe në mënyrë të pandërgjegjshme, nuk e kanë fjalën për të mësuarit kur jemi në gjumë. Në fakt, ky proçes lidhet me një fenomen mendor më interesant: me aftësinë për të mësuar strukturat e një gjuhe pa e kuptuar. Tek fëmijët, mësimi i një gjuhe në mënyrë pasive duket se ndodh vetvetiu gjatë viteve e para të jetës; por për të rriturit ky është një proçes më i vështirë që kërkon më tëpër kohë.

Të mësuarit e një gjuhe të huaj, sidomos në rastin e klasave tradicionale, bëhet në një formë aq ndryshe nga mësimi i gjuhës amtare sa mund të supozohet që një aktivitet i tillë nuk jep kontribut të një rëndësie të madhe. Por si mund ta bëjmë dallimin midis një personi që arrin t’i shquaj rregullat e një gjuhe në mënyrë të vetëdijshme dhe po atij personi që e kupton në mënyrë të pandërgjegjshme se diçka është siç duhet, thjesht sepse truri i tij e ka gjykuar si të drejtë?

Qasja që Dr. John Williams, i departamentit të Gjuhësisë Teorike dhe të Aplikuar dhe bashkëpunëtori i tij, Dr. Janny Leung nga Universiteti i Hong Kongut, dhanë për zgjidhjen e këtij misteri, ishte krijimi i një gjuhe artificiale. Pjesmarrësit u testuan nëse arrinin të përvetësonin në mënyrë të saktë, gjatë një ore, modelin dhe rregullat e kësaj gjuhe artificiale. Një shembull i njërës prej teknikave të përdorura nga ata ishte t’i mësonin pjesmarrësve katër forma të reja të fjalës “the” (gi, ro, ul, ne), duke i shpjeguar që secila prej këtyre formave kishte një përdorim të caktuar. (psh. gi dhe ro duhet të përdoreshin për të përshkruar objekte që ishin afër, ul dhe ne për ato larg). Qëllimi ishte të shihej nëse pjesmarrësit do të arrinin të dallonin në mënyrë spontane kuptimin tjetër, të fshehur (psh. që gi dhe ul duhet të përdoreshin për emrat frymorë, ndërsa ro dhe ne për emrat jo-frymorë). Format e reja u vendosën në fraza në anglisht, si psh. “I was terrified when I turned around and saw gi lion right behind me”.

A arritën që t’i dallonin rregullat e ndërtimit të fjalisë kur u testuan? “Përgjigja është po,” tha Dr. Williams. “Arritëm të gjenim përzgjedhje jo-rastësore të  strukturave që ishin “gramatikisht të sakta” sipas rregullit të fshehur. E megjithatë, pjesmarrësit, të cilët ishin folës të dy gjuhëve tipologjikisht të ndryshme nga njëra-tjetra, anglisht dhe kantonisht, nuk ishin të vetëdijshëm se çfarë apo si kishin mësuar. 

Studimi hapi një dritare për proçesin e të mësuarit në mënyrë të pandërgjegjshme. Në secilin nga testet, vëmëndja e pjesmarrësve drejohej në pjesët e fjalisë që përmbante rregullin e fshehur. Duke ia drejtuar vëmëndjen diku, dukej sikur elementet e tjerë të ndërtimit të fjalisë zgjidheshin në mënyrë të pavetëdijshme. 

“Të mësosh vetëm rregullat e një gjuhe nuk mjafton,” shpjegon Dr. Williams. “Në vend të kësaj, përdorimi i teknikave që fokusojnë vëmëndjen në struktura të rëndësishme gramatikore, pa i shpjeguar ato, mund t’i japi studentëve të gjuhës akses të funksioneve të trurit, që lidhen me të nxënit e pandërgjegjshëm. Kjo do të përshpejtonte në mënyrë të konsiderueshme përvetësimin e një gjuhe të huaj.


Burimi: https://www.cam.ac.uk/research/news/unconscious-language-learning




Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Ju mjafton vetëm një telefon/kompjuter me internet dhe mund ta ndiqni kursin live kudo që të jeni, njësoj sikur ta kishit mesuesin përballë.

Rezervoni seancën provë dhe perfeksiononi njohuritë tuaja me metodën më inovative të gjuhëve të huaja!

Na ndiqni në rrejtet tona sociale për çdo të re!

kurse anglisht kurse gjermanisht kurse anglisht online kurse gjermanisht online anglisht shqip