GJUHЁT E HUAJA DHE KURIOZITETE!

sapientify s. · 26/February/2019

GJUHЁT E HUAJA DHE KURIOZITETE!

Ah, këto vendet e huaja si na marrosin me gjuhën dhe kulturën e tyre të veçantë! Destinacioni për këtë javë janë 3 vendet, gjuhët e të cilave kryesojnë në Shqipëri: Italia, Gjermania dhe Amerika.

Përveç faktit që kanë bukuri natyrore të pashoqe dhe shumë prej nesh i vizitojnë, kush për punë e kush për turizëm, Sapientify ju sjell disa kuriozitete dhe listën e këngëve për secilin nga këto shtete:


 Lista e këngëve në gjuhën italiane është gjithë energji dhe pozitivitet! Dëgjojeni çdo ditë dhe do e shihni që edhe Noizy-n do ta këndoni me theks Italian.... haha!

Çuditërisht, në muzikë humbet ai theksi i rëndë i gjermanishtes, që deri dje më jepte bindjen se nuk do ta mësoja do kurrë këtë gjuhë. Hidhini një sy kësaj liste, dhe më thoni nëse edhe ju ndani të njëjtin mendim. 

Lista e këngëve në gjuhën angleze mund të dëgjohet si nga ata që e dinë mirë gjuhën, ashtu edhe nga ata që duan ta mësojnë nga e para.  Normalisht s'ka se si të mungojë Ed Sheeran dhe Calvin Harris! Kë kam lënë pa shtuar... ndonjë sugjerim?





                              ITALIA


                                                                                                          
                                                   


        FAKTE INTERESANTE:

  • Ngjyrat e flamurit Italian- jeshile, e bardhë dhe e kuqe- kanë kuptim të veçantë. Ngjyra jeshile simbolizon shpresën, e bardha besimin dhe e kuqja bamirësinë.
  • Italia është vendi i pestë më i vizuar në botë, duke mirëpritur rreth 46 milion turistë të huaj çdo vit.
  • Mos u habisni nëse hoteli juaj nuk ka kat të 17-të. Italianët besojnë se ky numër sjell ters sepse shkronja romake për numrin 17 (XVII) u rivendos në formën VIXI, kuptimi i së cilës është: “unë kam jetuar” -një symbol ky i lidhur me vdekjen.
  • Nga Cappelleti në Cavalleti, ka rreth 140 lloje të ndryshme makaronash. Disa prej tyre gjenden vetëm në rajone specifike.
 
                                                                                                                                                                 

                             GJERMANIA


                                                                                              


        FAKTE INTERESANTE:

  • Berlini është 9 herë më i madh se Parisi dhe ka më shumë ura se Venecia.
  • Gjermania ze vendin e dytë në botë për konsumimin e birrës.
  • Fjala më e gjatë e publikuar ndonjëherë në gjuhën gjermane është: Donaudampfschifffahrtselektrizitätenhauptbetriebsëerkbauunterbeamtengesellschaft -një ky, që u hoq nga gjuha gjermane në vitin 2014. 
  • Fanta është prodhuar për herë të parë në Gjermani, si rezultat i embargos që iu vendos shurupit me të cilin prodhohej Coca-Cola, gjatë luftës së dytë botërore. 

                                                                                                                                   

                  AMERIKA





                                                                                 


        FAKTE INTERESANTE:


  • Rusia dhe SH.B.A janë vetëm 3.8 Km larg njëra-tjetrës në pikën më të afërt.
  • Flamuri Amerikan përbëhet nga 13 vija dhe 50 yje. Vijat përfaqësojnë 13 kolonitë britanike, që shpallën pavarësinë nga Britania. Ndërsa 50 yjet përfaqësojnë shtetet e Amerikës.
  • Rreth 69% e zjarrfikësve në SH.B.A janë vullnetarë.
  • Flamuri i SH.B.A u vizatua nga një 17- vjeçar në një projekt shkolle.

 ----------------------------------------

Ajo që unë sugjeroj është: Shijojeni muzikën pa e vrarë shumë mëndjen nëse përsëritja e këtyre këngëve do t’ju bëjë gjení, apo thjesht të apasionuar pas një rryme të re muzikore.

Keni sugjerime që mendoni se do ndihmonin të tjerët me gjuhët e huaja? Ndani me ne kuriozitete, ose këngët tuaja të preferuara në gjuhët përkatëse...




Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Ju mjafton vetëm një telefon/kompjuter me internet dhe mund ta ndiqni kursin live kudo që të jeni, njësoj sikur ta kishit mesuesin përballë.

Rezervoni seancën provë dhe perfeksiononi njohuritë tuaja me metodën më inovative të gjuhëve të huaja!

Na ndiqni në rrejtet tona sociale për çdo të re!

kurse anglisht kurse gjermanisht kurse anglisht online kurse gjermanisht online anglisht shqip