4 Këshilla për të mësuar anglishten nga filmat!

sapientify s. · 02/April/2019

4 Këshilla për të mësuar anglishten nga filmat!


1. 

Zgjidhni një film interesant. Kjo ndoshta është e qartë, por nëse zgjidhni një film që nuk ju pëlqen, do ta lini përgjysëm, ose do ta keni të vështirë të përqëndroheni për një orë e gjysmë tek ai!

Më kujtohet se kur isha fëmijë, kaloja orë të tëra duke parë filma të animuar si p.sh. “Mbreti Luan,” “Mickey Mouse,” “Aladin,” “Mulan” etj. Filmat e tjerë, që nuk ishin në listën time të preferuar, i shihja disi me detyrim.

Dhe për këtë arsye, ju rekomandoj që të zgjidhni filma që ju pëlqejnë. Ju sugjeroj për shembull një faqe të quajtur IMDB, e cila është një faqe që përmbledh vlerësimet e mijëra filmave të njohur. Këta janë 10 filmat më të vlerësuar të viteve të fundit në IMDB:   

A. NO TIME TO DIE

B. BAD BOYS FOR LIFE

C. WONDER WOMAN 1984

D. MULAN

E. GODZILLA VS KONG

F. F9

G. DOLITTLE

H. ALADDIN

I. SHAZAM!

J.     AVENGERS: ENDGAME



2. 

Zgjidhni një film që përshtatet me nivelin tuaj të anglishtes. Për shembull, për fillestarët, zakonisht rekomandoj të mësojnë anglisht përmes filmave të animuar. Arsyeja kryesore është se anglishtja zakonisht në këto filma është shumë miqësore, e bukur dhe e lehtë për t'u kuptuar.

Nga ana tjetër, nëse përpiqeni të shihni një film si “Romeo dhe Zhuljeta” do të hutoheni shumë. Anglishtja Shekspirjane (që është përdorur shumë shekuj më parë) është shumë e vështirë të kuptohet në filma, edhe për ata që kanë nivel të avancuar.


3. 

Zgjidhni një film me titra në gjuhën angleze dhe kur dëgjoni një fjalë që ju intereson, mbajeni shënim dhe më pas gjejini kuptimin në fjalor. Për shkak të gjithë mundimit që morët ... do e mbani mend atë fjalë për një kohë të gjatë!


4.

Përsërisni fraza të shkurtra! Ndonjëherë, mund të dëgjoni diçka të që tingëllon bukur. Për shembull, disa fraza të shkurtra, ose zhargon si: “hell yeah!” ose “sure thing” ose “you betcha!” që përdoren zakonisht në gjuhën angleze. Nëse ju pëlqen se si tingëllon shprehja, filloni ta përsërisni në jetën e përditshme! Është një nga praktikat më interesante të gjuhës së huaj që ju ndihmon të mbani mend shprehje të plota nga ajo gjuhë.

E di që mund të jetë e vështirë të shihni një film në një gjuhë të huaj pa titra. Kështu që unë ju sugjeroj që kur ta shihni filmin herën e parë, mbajini titrat në anglisht. Por nëse e shihni atë për herë të dytë, provoni t’i hiqni.

Në këtë mënyrë, ju e keni parë tashmë  historinë dhe e dini çfarë ndodh. Dhe këtë herë, mund të provoni të ridëgjoni disa fjalë të reja, që herën e parë nuk mundët t’i mbani mend. Ose mund të përpiqeni edhe të shihni se sa mund ta kuptoni filmin pa titra që herën e parë.

Nuk ka problem nëse shumë fjalë nuk i kuptoni. E mbani mend se çfarë thamë në fillim? Duhet t’i shihni filmat me dëshirë dhe kënaqësi, nëse nuk kuptoni dot një fjalë, një frazë, apo edhe fjali të tëra, nuk ka problem! Mund të ndiqni titrat dhe të mësoni në atë mënyrë. Kjo është një nga metodat që do ju duket më pak e lodhshme nga gjithë të tjerat, sido që ta praktikoni!


https://www.fluentu.com/blog/english/learn-english-movies-film-esl/




Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Ju mjafton vetëm një telefon/kompjuter me internet dhe mund ta ndiqni kursin live kudo që të jeni, njësoj sikur ta kishit mesuesin përballë.

Rezervoni seancën provë dhe perfeksiononi njohuritë tuaja me metodën më inovative të gjuhëve të huaja!

Na ndiqni në rrjetet tona sociale për çdo të re!

kurse anglisht kurse gjermanisht kurse anglisht online kurse gjermanisht online anglisht shqip