Si e mësojnë fëmijët një gjuhë?
Si e mësojnë fëmijët një gjuhë?
Mësimi i një gjuhë të huaj është një aftësi me të cilin fëmjët lindin. Të gjithë fëmijët, pavarësisht se çfarë gjuhe u flasin prindërit, e mësojnë gjuhën e huaj në të njëjtën mënyrë.
Që të arrini të kuptoni proçesin e të mësuarit të një gjuhe, duhet të dini 3 fazat në të cilat fëmijët zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore.
FAZA 1: Fëmijët mësojnë tingujt (deri 6-muajsh)
Kur ata lindin, mund të prodhojnë dhe dëgjojnë tingujt e të gjithë gjuhëve të botës. Pra, janë rreth 150 tinguj në 6500 gjuhë, ndërkohë që anglishtja ka rreth 44 fonema (tinguj). Në këtë fazë fëmijët mësojnë cilat fonema i përkasin gjuhës që po dëgjojnë dhe cilat jo.
FAZA 2: Fëmijët mësojnë fjalët (deri 24- muajsh)
Në këtë fazë ata mësojnë se si tingujt e një gjuhe bashkohen për të krijuar kuptimin e një fjale. Për shembull, ata mësojnë që tingujt m-a-m-i (m-o-m-m-y në anglisht) i referohen “krijesës” që i përkedhel, i ushqen dhe kujdeset për ta- mami i tyre.
Që tingujt të kenë kuptim, fëmijët duhet të dallojnë ku mbaron një fjalë dhe fillon një tjetër. Pra në këtë fazë ata mësojnë morfemat dhe arrijnë të lidhin kuptimin e një fjale me objektin përkatës, kur ajo shoqërohet me tinguj.
FAZA 3: Fëmijët mësojnë fjalitë (deri 36-muajsh)
Gjatë kësaj faze ata mësojnë se si të ndërtojnë fjali, pra t’i vendosin fjalët në rendin e duhur. Për shembull në anglisht ata mësojnë të thonë “I want a chocolate cookie” jo “I want a cookie chocolate”, siç është rendi i zakonshëm i fjalëve në gjuhën shqipe.
Gjithashtu, në këtë fazë ata mësojnë ndryshimin midis një fjalie gramatikisht të saktë dhe kuptimit të saj, si psh. “Colorless green ideas, sleep furiously.” (Idetë jeshile, pa ngjyrë, flenë furishëm). Fëmijët e dinë që edhte pse gramatikisht kjo fjali është e saktë, nuk ka kuptim! Jeshilja është një ngjyrë, kështu që nuk ka mundësi që idetë të jenë pa ngjyrë dhe jeshile në të njëjtën kohë.
Pas moshës 3-vjeçare, fëmijët vazhdojnë të zgjerojnë fjalorin dhe të zhvillojnë një gjuhë më komplekse. E folura e tyre ngjan me atë të një të rrituri vetëm rreth moshës 7-vjeçare. Disa fëmijë i kalojnë këto faza më shpejt se të tjerët dhe disa prej tyre duket sikur i anashkalojnë një pjesë të tyre. Nuk është e pazakontë që një fëmijë të belbëzojë dhe pastaj të flasi shumë pak, deri në në moshën 2 vjeçare. Pastaj 26- mujash, si me magji, të fillojë të flasi me fjali të plota dhe të sakta gramatikisht, sikur të ishte 3-vjeç.
Një kurrikul e mirëpregatitur i përshtat mësimet e gjuhës sipas moshës dhe fazës në të cilën mësojnë të gjithë fëmijët. SIgurisht që jo të gjithë mësojnë njësoj dhe jo të gjitha aktivitetet përshtaten për secilin prej tyre. Prandaj ne në Sapientify kemi një program të larmishëm që përfshin materiale interaktive! Qoftë aktivitetet që ata zhvillojnë në anglisht me mësuesit e tyre, lojërat për të zhvilluar memorjen, aftësitë gjuhësore, matematikore, konjitive (njohëse), bashkëpunimin dhe shumë të tjera, i ndihmojnë fëmijët të mësojnë një gjuhë të huaj në një ambient që ata e njohin (kopshti) dhe të argëtohen ndërkohë që mësojnë.
Në këtë mënyrë, ju siguroheni që keni për ta një program që është efektiv dhe fëmijë bilingual, që do e kenë shumë më të lehtë të flasin gjuhën, se shokët e tyre qe e fillojnë anglishten në një moshë më të madhe.
Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Mjafton të kesh një telefon me internet dhe mund ta bësh kursin live kudo që ndodhesh jashtë shtetit, njësoj sikur ta kishe mësuesen përballë.
Provo një orë falas dhe mëso nga rehati i shtëpisë në orarin që ti zgjedh!
Na ndiq në rrjetet tona sociale për çdo të re!




