5 Shprehjet më të përdorura në gjuhën gjermane!

sapientify s. · 22/August/2019

5 Shprehjet më të përdorura në gjuhën gjermane!

 

Për shumë njerëz, gjuha gjermane është ende "një libër me shtatë vula", një mister. Duket e ashpër, duket e pamundur për ta mësuar, dhe ka fjalë absurde e të gjata. (Donaudampfschifffahrtsgesellschaftskapitän)

Edhe pse gjermanishtja nuk është një nga gjuhët më të folura në botë, janë rreth 100 milion gjermanë që e flasin, plus 100 milion të tjerë që e kanë gjuhë të dytë ose të tretë. Për më tepër, unë do të thoja që është një nga gjuhët më shprehëse që ekziston - si provë të kësaj ju paraqes shprehjet e mëposhtme:

 

1.“Nur Bahnhof verstehen”

-“Të dish vetëm stacionin e trenit”

Nëse dikush të thotë, "Unë di vetëm stacionin e trenit" (Ich verstehe nur Bahnhof), kjo do të thotë se ai nuk ia ka haberin për atë që po flitet. Ose duhet t’ia shpjegosh përsëri nga e para ose të ndryshosh temën e bisedës.

kurs gjermanisht 

2. Die wörtliche Übersetzung ins Englische wäre

- "I mbaruar fare"

Pra, kjo shprehje nënkupton që dikush është shumë i lodhur. Mund të përdoret për shembull pasi ke dalë nga puna dhe ke qëndruar në këmbë për nje kohë të gjatë.

gjermanisht per filleshtar   

3. “Eine Rabenmutter sein

"Nënë zemërgur" (përkthim i përshtatur i fjalës)

Përkufizim për prindërit dhe nënat që nuk kujdesen mirë ose nuk kujdesen farë për fëmijët e tyre.

gjermanisht shqip

4. “Die Nase voll haben”

- "Të të vijë në majë të hundës." 

Ky është një variant i ngjashëm me: "Nuk mban më ujë pilafi".  Shprehja përdoret kur dikush është i lodhur nga një situatë e veçantë/person dhe nuk dëshiron të flasë më për/me të. Për shembull, nëse të ka ardhur në majë të hundës me muzikën që komshijtë vënë në sfond çdo ditë, atëherë përdor këtë shprehje: “Ich habe die Nase voll von der lauten Musik!”

 gjermanisht shqip

5. Eine Schwalbe macht noch keinen Sommer

-“Vera nuk vjen me një harabel.”

Shprehja në shqip “Pranvera nuk vjen me një lule” nënkupton se nuk mund të marrësh vendime rreth një situate ose jetës tënde bazuar në diçka të mirë/të bukur që mund të të ketë ndodhur për një moment. Nëse dikush thotë se një harabel nuk e sjell verën (Eine Schwalbe macht noch keinen Sommer), mesazhi është që nuk duhet të nxitohesh për të nxjerrë përfundime ose për të marr vendime.

kurse gjermanisht online 




Sapientify ofron kurse përgatitore online të gjuhës angleze dhe gjermane, për të gjitha nivelet, me mësues shqiptar dhe të huaj. Mjafton të kesh një telefon me internet dhe mund ta bësh kursin live kudo që ndodhesh jashtë shtetit, njësoj sikur ta kishe mësuesen përballë.

Provo një orë falas dhe mëso nga rehati i shtëpisë në orarin që ti zgjedh!

Na ndiq në rrjetet tona sociale për çdo të re!

kurse anglisht kurse gjermanisht kurse anglisht online kurse gjermanisht online anglisht shqip