SI TË MËSOJMË ANGLISHT, GJERMANISHT APO ÇDO GJUHË TJETËR?
SI TË MËSOJMË ANGLISHT, GJERMANISHT APO ÇDO GJUHË TJETËR?
Sot doja t’ju flisja në lidhje me
pritshmëritë që një pjesë e mirë e jona kanë kur fillojnë të mësojnë një gjuhë
të huaj. Mendojmë se kur futemi në një kurs, ose kur e mësojmë në shkollë do
jemi ekselent si në shkrim, dëgjim, të folur & të lexuar, apo jo? - Po ju marr një
shembull dhe dua përgjigjen tuaj në lidhje me këtë edhe pse ndoshta do kem edhe
shumë kundërshtime: Një fëmijë pasi lind, sa vite i
duhen mesatarisht që të fillojë të flasi? 1, 2, 3? Po kur fillon të flasi sa kohë i
duhet që të filloje t’i thotë fjalitë e plota apo të sakta gramatikisht? 1, 2,
3 vite? Po pasi ka filluar të flasi rrjedhshëm,
pas sa vitesh fillon të mësojë lexim e këndim në shkollë? Si ia kanë dalë gjithë ata emigrantë
që kanë shkuar në një vend të huaj pa ditur çfarë është “folja”, “emri,” apo “përemri”?
Dhe si ka mundësi që unë pa bërë anjë ditë kurs apo shkollë në gjuhën italiane,
spanjolle, portugeze apo franceze arrij t’i kuptoj dhe t’i flas deri diku mirë
këto gjuhë?! Besoj se nga kjo mund të nxjerrim një
përfundim shumë të rëndësishëm: Komunikimi & gramatika nuk janë të lidhur
njëra me tjetrën. Fillimisht, sepse janë fenomene të ndryshme dhe së dyti sepse
në mënyrë që të bëhemi të mirë në diçka duhet të përqëndrohemi vetëm tek ajo
dhe të tjerat t’i lemë në vend të dytë. https://www.youtube.com/watch?v=Wn_eBrIDUuc&t=148s Por cila prej tyre është më e rëndësishme:
gramatika apo komunikimi? Unë do thosha që të dyja kanë rëndësinë
përkatëse në bazë të asaj që i duhet secilit prej jush: për shembull, nëse një
personi i duhet të marri provimin e gjuhës sigurisht që do i japi më shumë rëndësi
gramatikës. Dikush që perdor emailin në punë, apo që shkruan shpesh do përqëndrohet
tek shkrimi i gjuhës së huaj. Por një person që komunikon me të huaj apo udhëton
duhet të përqëndrohet tek komunikimi. Në këtë rast më vjen ndërmend një
shprehje: Nëse nuk do të bëhesh studiues i asaj gjuhe, është më mirë atëherë ta
flasesh, qoftë edhe me gabime, sesa të dish të gjitha rregullat gramatikore dhe
të mos jesh në gjendje të bësh një bashkëbisedim për më tepër se 2 minuta. Ja disa rikujtesa që mund të nxirrni
nga blogu i sotëm: 1.
Kuptojeni që nuk do
jeni asnjëherë perfekt në të 4 aftësitë e gjuhës, prandaj duhet të përqëndroheni
njëherë tek njëra, pastaj tek tjetra: komunikimi, leximi, shkrimi apo dëgjimi. 2.
Gramatika dhe komunikimi
janë aftësi të ndara nga njëra- tjetra, ata që janë shumë të mirë në gramatikë
shpesh nuk arrijnë dot të komunikojnë dhe anasjelltas 3.
Ju duhet kontakt i
vazhduar me gjuhën në mos i përditshëm, mos prisni ta mesoni atë vetëm me 1 ose
2 orë në javë. 4.
Dëgjoni, shikoni dhe
lexoni informacione që ju pëlqejnë, që janë të shkurta dhe ju argëtojnë. Siç
janë postimet në rrjete sociale, video në youtube, këngë, etj 5.
E fundit: ne mbajmë
mend vetëm 10% të asaj që lexojmë dhe 90% të asaj që bëjmë- prandaj të folurit
me një person tjetër qoftë mësuesja, një shok, koleg apo familjar është shumë
element i rëndësishëm që gjuha e huaj të bëhet pjesë e përditshmërisë tuaj.

