5 Aplikacionet më të Përdorura në 2020 për Anglishten!

sapientify s. · 15/April/2020

5 Aplikacionet më të Përdorura në 2020 për Anglishten!

Besoj se shumë prej nesh përfitojnë nga aplikacionet që janë falas në Play Store ose Appstore për të mësuar një gjuhë të huaj. Por sapo futesh aty sdi nga t’ia fillosh sepse ka pafund Apps dhe shumica nuk kanë as gjuhën shqipe si bazë për të mësuar një gjuhë tjetër.

Siç ju kemi premtuar po ju dërgojmë një listë për aplikacionet më praktike dhe argëtuese për 2020.

Nëse dëshironi të mësoni ose praktikoni anglishten me aplikacione, ky është blogu i duhur. Nëse interesoheni për gjermanisht klikoni këtu, pastaj për gjuhët e tjera klikoni këtu për të parë bloëgun e rradhës.

 

   1. E fillojmë me diçka të lehtë dhe interactive. English for Begginers është aplikacioni perfekt pë rata që duan të mësojnë fjalë të reja. Aty i gjeni të gjitha të gjitha temat (ngjyrat, familja, rrobat, pjesët e trupit, etj) dhe mund të dëgjoni shqiptimin e fjalëve ndërkohë që lidhni kuptimin me fotot që shihni dhe më pas testoni njohuritë që keni marr. Lajmi i mirë është që ky aplikacin përfshin edhe shqipen si gjuhë bazë! 


2. I keni parasysh parafjalët që edhe vetë mësuesit e anglishtes i kanë të vështira ti shpjegojnë? Ja ku e keni mundësinë më të mirë me Preposition Master që t’i mësoni dhe do ju duken aq të lehta sepse ju vijnë të gjitha në formë loje. Sugjeroj të provoni SINGLE PLAYER dhe filloni nga niveli beginner. Nëse muzika që shoqëron aplikacionin nuk ju pëlqen mund edhe ta hiqni atë tek SETTINGS. Uroj t’ju pëlqej! 

     


 3.English Grammar - Quiz Games është aplikacioni perfekt që mësuesit mund t’u sugjerojnë studentëve për të përmirësuar gramatikën! Përveç reklamave që ndërhyjnë ndonjëherë gjatë lojës nuk ka asnjë anë tjetër negative. Ju mund të testoni njohuritë dhe të rrisni nivelin e vëstirësisë duke e vendosur çdo fjali me kohë të limituar. Duhet pak adrenalinë, apo jo? ??? 

        

4.Dhe pse mos të konkurojmë me të tjerë për ato që kemi mësuar. Ja për shembull, Games to Learn English jo vetëm që ju ndihmon me fjalët e reja, por mund të shihni sa pikë fitoni çdo herë që zgjidhni fjalët e duhura dhe t’i krahasoni me lojtarët e tjerë. Edhe këtu mund të hiqni muzikën tek SETTINGS nëse nuk ju le të përqëndroheni gjatë lojës. Sfida më e madhe është se nuk mund të kaloni tek niveli tjetër derisa të keni mbaruar një nivel. Mendoni se ia dilni dot?



 
 

     

5. Nëse je si unë që adhuron këngët e huaja ose videot dhe nuk do më pëlqente shumë të mësoja me libra, ky aplikacion është perfekt! 13000 Videos Learning English të tregon jo vetëm video pafund nga Youtube, por edhe i ndan ato në nivele sipas njohurive që ti ke për anglishten apo temave që dëshiron të mësosh. Mund të dëgjoni, të shikoni videon, tekstin dhe ta ndaloni në pjesë të caktuara për të luajtur lojërat e ndryshme që aplikacioni ofron.

  


Këto ishin 5 aplikacionet që unë do sugjeroja t’i përdornit për 2020. Na shkruani nëse dëshironi që të bëjmë edhe një video shpjeguese se si përdoret secili prej tyre. Në blogun e rradhës do përqëndrohemi më tepër tek 5 aplikacionet për komunikimin, shqiptimin por edhe gramatikën për të gjitha nivelet.